Gjykata jep vendimin edhe per 3 protestuesit e Patosit

Gjykata jep vendimin edhe per 3 protestuesit e Patosit

713
SHPËRNDAJE

Lihen te lire tre protestuesit e tjere te Patosit .Gjykata e rrethit gjyqesor Fier ka dhene masen e vleresimit per detyrim paraqitje per tre protestuesit e Patosit Besnik Jaupaj,Gezim Balla dhe Hysenj Hoxha. Me kete vendim te dhene nga gjyqtarja e senances te 4 protestuesit jane lene te lire por me kushtin e detyrim paraqitjes.Ndersa kane dale nga dyert e gjykates nje prej protestuesve ka thene se do te marrin pjese perseri ne protestat kunder qeverise

Me heret eshte dhene vendimi i vleresimit te mases me detyrim paraqitje edhe per protestuwsin nga Roskoveci Behar Xhelo

Gjykata e rrethit Gjyqesor Fier eshte rrethuar sot nga forcat policore pasi pritet te zhvillohet senance gjyqesore ne oren 9:30 per vleresimin e mases ndaj 4 protestuesve ne Patos dhe Roskovec. 4 protestuesit jane Behar Xhelo ne Roskovec dhe Besnik Jaupaj,Gezim Balla dhe Hysenj Hoxha nga Patosi . Trupi gjykues ndaj 4 protestuesve do te drejtohet nga Ejona Lazellari

Arrestimi njoftim i Policise

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit:

– H.H, 59 vjeç, banues në Patos
– G.B, 56 vjeç, banues në Patos
– B.J, 56 vjeç, banues në Patos
– B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.

Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

https://www.facebook.com/207235406090560/posts/1270380599776030?sfns=mo

S'KA KOMENTE