Gjykata Fier merr masen ndaj shoferit qe shembi uren ne DARZEZE

Gjykata Fier merr masen ndaj shoferit qe shembi uren ne DARZEZE

956
SHPËRNDAJE

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 52-vjeçarin Luftar Panahori, i cili akuzohet se shembi urën e Darzezës, pasi tentoi të kalonte në të me një mjet të tonazhit të rëndë.

Shoferi Panhori  drejtonte një automjet me rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar për kalimin në urë.

Ura u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar. Shembja e urës ndërpreu edhe komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.

Në njoftimin e arrestimit të 52-vjeçarit Policia bënte me dije: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”.

S'KA KOMENTE