Gjykata Fier liron nga burgu ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

Gjykata Fier liron nga burgu ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

623
SHPËRNDAJE

Është liruar nga burgu ish-kryepolici i Vlorës, Jaled Çela. . 

Gjykata e Rrethit të Fierit ka miratuar kërkesën e Çelës për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Ndërsa, pjesa e mbetur e dënimit, 7 muaj, do konvertohet në shërbim prove. Kujtojmë se ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti më datë 22 nëntor 2017, por asokohe policia nuk arriti ta arrestonte pasi nuk e gjeti në banesë. 

Çela arriti t’i shmangej drejtësisë për më shumë se dy vite e gjysmë dhe u dorëzua vullnetarisht më 16 maj, 2020. Vlen të përmendet Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. 

Ndërkohë, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, vazhdon te vuaje dënimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Dënimit Fier.

S'KA KOMENTE