Gjykata Fier le ne burg dy autoret e grabitjes ne Mallakaster qe...

Gjykata Fier le ne burg dy autoret e grabitjes ne Mallakaster qe masakruan 89 vjecarin

643
SHPËRNDAJE

Gjykata e Fierit ka vendosur masen e vleresimit “Arrest me burg” per dy autoret e grabitjes me arme dhe masakrimit deri ne vdekje te 89 vjecarit ne Mallakaster.
Ervis Halimi 23 vjec dhe Musa Gudo 28 vjec ,autoret e ngjarjes se rende ne Mallakaster kane dale sot para trupit gjykues me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtar Taulant Banushi . Te dy autoret e grabitjes ne Klos te Mallakastres qe perfundoi tragjikisht me vdekjen e 89 vjecarit jane njohur nga trupi gjykues me akuzat dhe me vleresimin e mases .
Organi i akuzes referuar kodit penal ka kerkuar masen e vleresimit arrest me burg per dy autoret nderkohe qe kjo kerkese eshte miratuat nga gjyqtari i kesaj ceshtje Taulant Banushi

Mbi dy autoret rendojne akuzat per veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar ku dy personat kanë hyrë të armatosur në banesën e të moshuarit në Mallakastër ku ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij të sëmurë.

Ata janë shoqëruar me forca të shumta policie ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar denimin maksimal.
Të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj pasi kishin informacione se ai mbante një kasafortë në banesë.

S'KA KOMENTE