Gjykata e Posaçme jep vendimin për grupin e Habilajve

Gjykata e Posaçme jep vendimin për grupin e Habilajve

217
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin për grupin e Habilajve të dënuar për disa vepra penale si trafik droge, grup të strukturuar kriminal etj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet dënimi në 10 vite.

Ndërsa Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Meridian Sulaj dënohen me nga 13 vite e 6 muaj burg dhe do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme por nga gjyqtarë të caktuar nga gjykata e Tiranës dhe rretheve. 

SPAK kërkoi dënimin me 63 vite burg në total për të katërt. Konkretisht, SPAK kërkoi për Moisi Habilajn 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.

S'KA KOMENTE