Gjykata e Posacme dënon me burg përjetë Redjan Rrajën

Gjykata e Posacme dënon me burg përjetë Redjan Rrajën

218
SHPËRNDAJE

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nipin e ish deputetit socilaist Rrahman Rraja, lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Sipas hetimeve Rraja ka qenë ekzekutori në atentatin me një viktimë dhe dy të plagosur.

Ndërkohë me 35 vite burg u dënua Arjol Halilaj. i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Rraja dhe Halilaj do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Ngjarja u regjistrua në 4 vite më parë, ku në atentat u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja, shtetasi Aleksandër Laho ndërsa humbi jetën Andi Maloku, shoferi i Ndojës.

Redjan Rraja i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në atentat, ndërkohë që janë provat e ADN-së që janë gjetur në makinën e braktisur të autorëve, ato që e kanë çuar prokurorinë drejt emrit të tij.

Sipas akuzës, Rrajën e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.

S'KA KOMENTE