Gjykata e Krimeve te Renda le ne burg gjyqtarin e Fierit

Gjykata e Krimeve te Renda le ne burg gjyqtarin e Fierit

280
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve te Renda le ne burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi i cili u arrestua pak dite me pare per ryshfet dhe favore seksuale ndaj nje gruaje qe ishte ne proces gjyqesor per kujdestarine e femijes. Ne burg gjithashtu ka mbetur edhe psikologia e gjykates Elona Mecani qe kryente rolin e sekseres

Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP” , në të cilin gjyqtari Hysi shfaqej teksa i kërkonte nënes së divorucar rryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, policia ka vënë në pranga 50 vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit

S'KA KOMENTE