Gjykata e Apelit liron dy infermieret, të akuzuara per zhvatje te...

Gjykata e Apelit liron dy infermieret, të akuzuara per zhvatje te parave te semureve me Covid

44
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e tjera të Sanatoriumit, të arrestuara rreth një muaj më parë për rastin Tire.

Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi do të hetohen në gjëndje të lirë, pasi përveç disa mesazheve telefonike, nuk është provuar që ato të kenë qenë të përfshira në akte korrupsioni.

Tre infermieret dhe sanitarja e “Shefqet Ndroqit” u arrestuan më 8 shkurt si të përfshira në çështjen “Tire Alldervishaj”, pasi kjo e fundit akuzohet se u merrte para familjarëve të pacientëve të prekur me COVID-19 duke iu paraqitur si infermiere.

S'KA KOMENTE