Gjykata e Apelit lë të lirë efektivin e forcave ‘Renea’ qe u...

Gjykata e Apelit lë të lirë efektivin e forcave ‘Renea’ qe u kap me 1kg kokaine

1112
SHPËRNDAJE

Efektivi i forcave ‘Renea’, Xhuljo Lici, u kap me 1 kg kokainë në bagazhin e makinës përpara disa kohësh, ndërkohë që pasagjer kishte shtetasin Dedë Nimani.
Mësohet se efektivi e kishte marrë si pasagjer në rrugë Dedë Nimanin, ndërsa ky i fundit kishte futur kokainën në bagazhin e makinës. 

Sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, Dedë Nimani pranoi se efektivi i ‘Renea’-s nuk kishte lidhje me sasinë e kokainës. Gjykata vendosi të mbante në burg Dedë Nimanin dhe të jepete masën e detyrimit të paraqitjes për efektivin Xhuljo Lici. Ky i fundit e apeloi vendimin e marrë dhe sot gjykata e Apelit e la të lirë duke e shfajësuar nga akuzat e ngritura drejt tij.

S'KA KOMENTE