Gjykata cakton masën e sigurisë për Fredi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

Gjykata cakton masën e sigurisë për Fredi Belerin, dosja i kalon SPAK-ut

221
SHPËRNDAJE

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin.

Dosja e Fredi Belerit do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave. Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili garonte për kryebashkiak.

Fredi Beleri, do të niset drejt Tiranës pas daljes nga Gjykata.

Sa për Pandeli Kokoveshin, vendimi do të merret në orën 15:00.

Avokati: E vlerësuan të ligjshëm arrestin ën flagrancë dhe caktuan SPAK-un si kompetencë, brenda 10 ditësh ndoshta do të bëhet vlefshmëria.

Nuk u faktuan akuzat, ishin veprime të stimuluara të policisë. Akuzë politikë dhe montim politik.

Fredi Beleri foli dhe tha pikërisht këto që po them unë.

Nuk u provua në asnjë moment, as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra e rrëmbimit të konsistonte në gjetjen e ndonjë gjëje, por megjithëse ndodhi në flagrancë, nuk u gjet asgjë.

Procesi i votimit, forcohet për Fredi Belrin, e ka forcuar kjo.

Nga gjykata prisnim që të deklaronte arrestin e paligjshëm.

Ligji ka parashikuar që brenda 10 ditsësh duhet të shprehen në SPAK.

S'KA KOMENTE