Gjuajtësit rus Su-30SM u vihen pas avionëve të NATO-s ne Balltik

Gjuajtësit rus Su-30SM u vihen pas avionëve të NATO-s ne Balltik

73
SHPËRNDAJE

Dislokimi i parë i gjuajtësve amerikanë F-35A me forcat e NATO-s në Evropën Lindore solli kësaj jave konfrontimin e patrullës ajrore me një gjuajtës rus Su-30SM që ishte ngritur për ta interceptuar në rajonin Balltik.

F-35A po përdorej nga forcat ajrore të Italisë, të stacionuar në bazën ajrore Amendola në jug të Italisë. Avioni është ndër gjuajtësit e parë F-35 me kapacitet operacional në Evropë.  Gjuajtësit ishin ulur më herët në Estoni, vendi ish-sovjetik në kufi me Rusinë, në 30 prill 2021, per misionet e tyre.

Ata i bashkohen misionit të patrullimit në Balltik dhe po fluturojnë bashkë me gjuajtësit  Eurofighter të forcave ajrore gjermane.

Por F-35 italian u interceptua nga gjuajtësi rus Su-30SM kur në kursin e tij nisi t’i afrohej një transportuesi rus An-12. Gjuajtësi i armatosur rus e shoqëroi avionin evropian deri në një distancë sigurie, siç ka ndodhur shpesh në kufijtë perëndimore dhe atyre lindorë të Rusisë. Rusia thotë se bëri interceptimin për të siguruar qetësinë në hapësirën ajrore pranë kufijve të saj ndërsa në të tilla raste SHBA akuzon se rusët i afrohen avionëve të tyre për të vjedhur teknologjinë ushtarake.

Akuza të ngjashme SHBA ka bërë dhe gjatë konfliktit në Siri ku SHBA dislokoi gjuajtësit e kushtueshëm F-22, për të cilat thoshte se tërhiqnin kuriozitetin e rusëve që i shoqëronin në ajër gjatë gjithë kohës.

S'KA KOMENTE