GJKKO rrëzon SPAK nuk kalon për gjykim çështjen ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës,...

GJKKO rrëzon SPAK nuk kalon për gjykim çështjen ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, e kthen për hetim

1144
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj krebashkiakut të Mallakastrës Qerim Isamailaj.

Mesohet se GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë.

Më 1 nëntor të këtij viti SPAK mori të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

S'KA KOMENTE