Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajt. Ai është i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Sipas GJKKO në dosjen e dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme mungonin aktet e komunikimit të akuzës në Greqi. Në dhjetor, GJKKO i la afat SPAK-ut të sillte prova të reja, pro prokuroria nuk arriti t’i plotësonte dosjet.
Edhe pse avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Mallakastrës kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO i la sërish afat SPAK-ut deri në 20 shtator për të dorëzuar prova të reja që tregojnë se Qerim Ismailaj ka patur dijeni Qerimi për akuzën në shtetin grek.