GJKKO merr vendimin, Vangjush Dako lihet në burg

GJKKO merr vendimin, Vangjush Dako lihet në burg

83
SHPËRNDAJE

GJKKO ka marrë sot vendimin sa i përket masës së sigurisë për ish kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masës “Arrest me burg”

Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ndërkohë, pas rreth 5 orësh, ka përfunduar seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, teksa trupa gjykuese është tërhequr për vendimin. Mësohet se Dako kërkon lirim përmes garancisë pasurore.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar u shfaqen të gjithë pas kafazit prej xhami, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Dako, shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. Seanca pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyert të mbyllura.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

S'KA KOMENTE