GJKKO ka dhënë masë e sigurisë ”arrest me burg” për Lefter Kokën.

GJKKO ka dhënë masë e sigurisë ”arrest me burg” për Lefter Kokën.

53
SHPËRNDAJE

GJKKO ka dhënë masë e sigurisë ”arrest me burg” për Lefter Kokën.

Ka qenë gjyqtari Erjon Bani ai që ka dhënë masën e sigurisë për Lefter Kokën, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit socialist Edi Rama.

Burime bëjnë me dije për Fax News se përmes avoktatit të tjj Koka ka mohuar akuzat. Sipas tij ai ka respektuar ligjin dhe ka mbajtur qëndrim mohues përpara gjykatës.

“Kam respektuar vetëm ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka, i cili sipas SPAK ka marrë një rryshfet prej 3.7 milionë eurosh për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca për Kokën nisi rreth orës 11:00, ndërsa kujtojmë se ish-ministri i mjedisit prej dy ditësh mbahej në ambientet e paraburgimit të komisariatit të policisë së Tiranës.

Koka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Sipas SPAK, Ministria nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Gjithashtu SPAK ka konstatuar se në rastin e këtij koncensioni është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Për këto shkelje, SPAK ka ngritur tre akuza ndaj ish ministrit, me të cilat do të njihet ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme u tha se ndaj ish funksionarit të lartë shtetëror ka ngritur akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe ate të “Pastrimit te parave”

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se hetimet janë në vijim sa i takon inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit.

Jo më larg se sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dorëzoi në SPAK materiale që sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve. Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje. Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

S'KA KOMENTE