Gjermani/ 40-vjeçari vret nënën dhe merr peng disa persona në një qendër...

Gjermani/ 40-vjeçari vret nënën dhe merr peng disa persona në një qendër tregtare

994
SHPËRNDAJE

Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie. Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

Bild shkruan se 40-vjeçari aty mori peng dy persona, një grua dhe një fëmijë, ndërkohë që forcat speciale gjermane hynë në qendër tregtare dhe arritën të neutralizonin autorin. Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë aksionit, ndërkohë fatmirësisht pengjet e tij mbetën të padëmtuar.

S'KA KOMENTE