Një e moshuar është gjetur e pajetë poshtë një pallati në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Elbasan në lagjen “Vullnetari”.
Mësohet se e moshuara, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është gjetur nga fqinjët e saj, ndërkohë që ajo jetonte në katin e tretë të këtij pallati.Paraprakisht thuhet se ka rënë nga ballkoni i apartamentit të saj. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.