Gjendet pa shenja jete 49-vjeçari , ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete 49-vjeçari , ja çfarë dyshohet

519
SHPËRNDAJE

Një 49 vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është vetëvarur në një pemë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, trupi po dërgohet në morgun e spitalit për të bërë ekspertizën mjekoligjore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi rastin.Mësohet se viktima ka pasur konflikt me ish bashkëshorten dhe janë në proces divorci.

Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”,njofton policia.

S'KA KOMENTE