Gjendet një person i pajetë në një automjet

Gjendet një person i pajetë në një automjet

732
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i pajetë sot në një automjet në Vlorë tek zona e njohur si “Rruga e Re”

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 45-vjeçarin e gjetur pa shenja jete në automjetin e tij të parkuar në lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se shtetasi E.Lazaj prej dy ditësh kërkohej nga familjarët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të.45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

Ditën e sotme ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lazaj.

S'KA KOMENTE