Gjendet ne ane te nje kanali ,trupi i pa jete i nje...

Gjendet ne ane te nje kanali ,trupi i pa jete i nje 50 vjecari

1206
SHPËRNDAJE

Gjendet i vdekur në anë të një kanali një 50-vjeçar në Vlorë, dyshimet e para

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të një kanali në qytetin e Vlorës. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet G.B.,  është gjetur i vdekur në lagjen “24 Maji”, dhe në trupin e tij nuk konstatohen shenja dhune. 50-vjeçari vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe dyshohet që kjo mund të jetë bërë shkak që ai të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe të jetë mbytur në kanal.

Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal

S'KA KOMENTE