Një makinë është djegur në zonën e Arramerasit në zonën që lidh Niklën me Fushë Krujën.Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet.
Kjo makinë e llojit ‘Volkswagen’ është djegur nga autorët e masakrës me 3 të vravë në zonën e mbikalimit të Fushë Krujës.Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, makina është djegur në bregun e lumit Zezë në rrugën e vjetër që lidh Niklën me Fushë Krujën.
Nderkohe eshte zbuluar identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë me inicialet , D.V., banor i Fushë-Kuqes, Kurbin.
Makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku. Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej pas në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar. Pikërisht ky person është ai i identifikuar me inicialet D.V. Nga Kurbini. Diklen Vata, 30 vjeç është një prej personave të vrarë sot në Fushë-Krujë në një atentat me armë zjarri, ku u vranë dhe 2 persona të tjerë. Mesohet se Vata rezulton person i skeduar nga policia dhe me precedentë penalë.Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine.
Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.