Gjendet i vrare me arme zjarri nje i ri, detajet e para

Gjendet i vrare me arme zjarri nje i ri, detajet e para

1387
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i vrarë në një makinë në Vlorë. Burime të sigurta bënë me dije se policia ka marrë raportime për të shtëna me armë zjarri në në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarje ku është konstatuar një 25-vjeçar i pajetë në makinë. Nga këqyrja paraprake mësohet se i i riu ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Nuk është përcaktuar ende nëse e kanë qëlluar apo është vetvrarë.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen. 

“Po hetohet në dy pista dhe atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes. Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.

S'KA KOMENTE