Gjendet i vetevrare me arme në banesë 69-vjeçari ne Vlore

Gjendet i vetevrare me arme në banesë 69-vjeçari ne Vlore

967
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i vdekur në banesë në qytetin e Vlorës.

Dyshimet e para janë se shtetasi Z. M., 69 vjeç, ka vrarë veten me armë gjuetie të cilën e mbante në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 09.06.2022, rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetvrarë me armë gjuetie shtetasi Z. M., 69 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

S'KA KOMENTE