Gjendet i vdekur në një bunker 36-vjeçari,ishte shpallur në kërkim një ditë...

Gjendet i vdekur në një bunker 36-vjeçari,ishte shpallur në kërkim një ditë më parë

1100
SHPËRNDAJE

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE