Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në garazhdin e makinës së tij në fshatin Goranxi të Dropullit.
bëhet fjalë për një person me inicalet V.K.Dyshohet paraprakisht se bëhet fjalë për vdekje aksidentale.
Gjirokastër/nformacion paraprak.
Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.