Gjendet e mbytur 55-vjeçarja , detajet e para

Gjendet e mbytur 55-vjeçarja , detajet e para

794
SHPËRNDAJE

Një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit në fshatin Rehovë në Skrapar,.

Bëhet fjalë për shtetasen Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin  Rehovë. Bëhet me dije se prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Skrapar

Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE