Gjendet droge ne burgun Fier pas kontrollit nga Drejtoria e Burgjeve

Gjendet droge ne burgun Fier pas kontrollit nga Drejtoria e Burgjeve

943
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Burgjeve ka kryer kontroll në burgun e Fierit, ndërsa është gjetur lëndë narkotike. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22:50 një operacion në këtë burg, pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike.

Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. 

Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër. Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.

S'KA KOMENTE