Gjendet brenda një automjeti një person i vrarë me armë zjarri

Gjendet brenda një automjeti një person i vrarë me armë zjarri

640
SHPËRNDAJE

Është gjetur i vrarë me armë zjarri një 35-vjeçar në Kodër Kamzë.nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa dyshohet se 35-vjeçari është vrarë me silenciator. Ai mësohet se është gjetur nga policia me shenja jete në makinën me targa gjermane, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Viktima C.K 35 vjec eshte banues ne Bathore

30-vjeçari Can Kariçi, i riu që iu bë atentat mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit. 

Më 26 shkurt të këtij viti i riu u arrestua në kuadër të një aksioni të ushtruar nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, pasi iu gjet arsenal armësh dhe targa të vjedhura. 

ARRESTIMI I KARIÇIT 
Në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste Can Kariçi, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.

I riu dyshohej se ishte autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit. Ai u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” ndërkohë që nuk dihet se si ka arritur që të dalë nga burgu.

Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, në drejtim të Fushë-Krujës dhe Durrësit. Në dijeni të ngjarjes janë vënë edhe DVP në Krujë, Durrës e Elbasan ku kanë ngritur patrulla policie

Një makinë e djegur tip audi ngjyrë e zezë e cila dyshohet se i përket autorit është gjetur rreth 2 km larg vendit të ngjarjes. Drejtori i Departamentit të Kriminalistikës Tonin Vocaj në vendngjarje

S'KA KOMENTE