Gati masat mbështetëse në bujqësi e blegtori – Përcaktohen kriteret dhe fondet...

Gati masat mbështetëse në bujqësi e blegtori – Përcaktohen kriteret dhe fondet bazë të financimit

340
SHPËRNDAJE
spraying a field

Tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare masat e mbështetjes si dhe masat e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ky fond ka si qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale dhe bujqësore, ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore si dhe mbështetjen me naftë për bujqësinë etj.

Masat e mbështetjes do të nisin nga bujqësia, blegtoria e deri te peshkimi. Në fletoren Zyrtare është përcaktuar se për fermat jo më pak se 10 krerë masa e mbështetjes do të jetë jo më shumë se 5000 mijë lekë për subjekt, por për fermat jo më pak se 100 krerë dhi ose dele masa e mbështetjes do të jetë deri në 360 000 lekë. Për mbarështimin e bletarisë masa mbështetëse do të jetë deri në 50 zgjoje por jo më shumë se 150 000 lekë.

Por për fermat organike mbështetja për vitin e parë do të jetë 100 000 lekë ndërsa dy vitet e ardhshme nga 150 000 lekë. Fermat e certifikuara do të përfitojnë 200 000 lekë.

Ndërkaq për impelmentimin dhe certifikimin global GAP në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume etj do të marrin mbështetje deri në 50% të vlerës tatimore, por jo më shumë se 175 000 lekë për sipërfaqe jo më pak se 1 ha, ndërsa masa 500 000 lekë do të jetë për sipërfaqe jo më pak se 3 ha.

Subjektet përfitues do të duhet të plotësojnë dy kriteret kryesore. Së pari të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe madhësia totale e fermës duhet të jetë në sipërfaqe jo më pak se 1 ha.

Ndërkaq, në sektorin e peshkimit, për rinovimine e anijes së peshkimit, masa do të jetë jo më shumë se 13 500 000 lekë, ndërsa për anije me leje të vlefshme peshkimi jo më shumë se 20 000 000 lekë. Në këtë sektor në masën e mbështejtes do të përfshihet blerja dhe instalimi i motorit të ndihmës, blerja dhe instalimi i vinçit të anijes si dhe sstë kamios etj.

S'KA KOMENTE