Gati amnistia për të burgosurit, Ministria e Drejtesise-Koha nuk është vendosur, jemi...

Gati amnistia për të burgosurit, Ministria e Drejtesise-Koha nuk është vendosur, jemi në fazën e fundit

181
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se projekti i ri për ndyshimet në Kodin Penal, brenda 1 viti do të lançohet për konsultim publik. Ndërsa sqaroi se po përgatitet një amnisti e përgjithshme në burgjet shqiptare, por pa dhënë një datë se kur ky draft do të jetë gati.Të gjithë të burgosurit që ndodhën në burg për vepra të jo të rëndë penale dhe janë në afat e fundit të qëndrimit në burg do të mund të përfitojnë nga amnistia.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i drejtëissë Ulsi Manja ku tregoi se paketa ligjore është në fazat e përfundimtare të përgatitjes

Ulasi Manja: “E shfrytëzova këtë takim edhe për t’ju bërë thirrje kolegëve të mi avokatë, që të bëhen pjesë oponencës të projektit të ri të Kodit Penal, i cili besoj shumë shpejt brenda këtij viti do të lançohet për konsultim publik. Lidhur me amnistinë penale, unë herë pas here jam prononcuar që do të kemi një amnisti penale për të dënuarit. Po do ta kemi edhe amnistinë”.Ministri u shpreh se kjo amnisti po kryhet jo vetëm si akt human, por edhe për shkak të mbipopullimit në burgje.

Ulasi Manja: “Sigurisht qëllimet dhe parimet e amnistisë penale udhëhiqen nga parimet e humanizmit, riedukimit dhe risocializimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare por pse jo ndjekin edhe qëllime të tjera që kanë të bëjnë me reduktimin e mbipopullimit në institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale.”

Ndryshe nga tradita kur amnistitë kryeshin në dhjetor këtë radhë Manja nuk përcaktoi afat kohor.

Ulasi Manja: “Edhe pse zakonisht bëhet në fund të vitit por ka disa kohë që është shtyrë kjo tabu. E rëndësishme është që të kemi një amnisti penale dhe ma besoni se nuk ka njeri më të interesuar për një amnisti se sa një Ministër Drejtësie”.Paraprakisht në draft janë listuar rreth 500 të burgosur që do të lirohën nga qelia, por kjo nuk është një shifër përfundimtare.

S'KA KOMENTE