Galaxy s10 do te kete ekran qe vete riparohet

Galaxy s10 do te kete ekran qe vete riparohet

71
SHPËRNDAJE

Samsung mendohet se do të sjellë Galaxy  S10 në vitin 2019 dhe thuhet se mund të jetë i pajisur me një ekran vetriparues.  

 

Ekrani do të jetë në gjendje të rregullojë ndonjë të çarë ose gërvishtje në ekran pa qënë nevoja  që zotëruesi i tij ti drejtohet një servisi. Sipas një patente të paraqitur në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, ekrani do të jetë gjithashtu i papërshkueshëm nga çdo krisje, gërvishtje dhe shenjë gjurmë gishtash. Teknologjia ështëpërfolur më parë dhe patentimi gjithashtu përmend mundësinë e aplikimit të saj në ‘pajisje fleksibile’ që mund të hapin rrugën për telefona të palosshëm. Patenta përshkruan “një përbërje anti-gjurmë gishtash që ka një aftësi vetë riparuese dhe një cipë, një fletë të hollë dhe një pajisje duke përfshirë përbërjen anti-gjurmë gishtash”. Gjurmët e gishtërinjve do të zmbrapsen nga një shtresë oleophobic, një përbërje që nuk lejon të lihen gjurmë gishtash dhe papastërtish në ekran. Do të thotë që shenjat e gishtave dhe çdo papstërti tjetër nuk do të qëndrojë në xhamin e ekranit të telefonit, duke e bërë ekranin të duket shumë më i pastër.

 

Gjithashtu thuhet se do të përdoret në një ‘pajisje elektronike portative siç është smartphoni ose tableta’. Zgjidhja e çështjeve tëpapastërtive, gërvishtjeve dhe gjurmëve qëndron në krijimin e një shtrese të re që vendoset në krye të ekranit të telefonit. Në vend që të bëhet nga qelqi i zbutur i shumicës së modeleve të telefonave, Samsung do të përdorë një përzierje të “polyrotaxane, silsesquioxane polyhedral, dhe acryl fluorated “. Nuk janë dhënë detaje që tregojnë se si këto përbërës do të jenë të përziera së bashku apo të lidhura me ekranin. Samsung gjithashtu shkruan në patentë: ‘Cipa mund të vetë riparohet pasi të jetë gërvishtur dhe ka fleksibilitet të shkëlqyer dhe kështu mund të aplikohet në një pajisje fleksibile dhe të ngjashme’.

 

Vetitë e materialit do të thotë se do të ishte gjithashtu e përshtatshme për një ekran fleksibël, i cili mund të ishte veçanërisht i dobishëm në një pajisje të palosshme. Pajisjet aktuale të Samsung vijnë me cipën Gorilla Ultra të qëndrueshme, por këto nuk janë një zgjidhje e përkryer, me vetë firmën që pranon se xhami është ‘thyer ose gërvishtur lehtë’. “Ka nevojë për një material mbrojtës që ka aftësi të përmirësuar dhe që mund të aplikohet në një pajisje elektronike”, shpjegon Samsung në paraqitjen e patentës. Kompanitë e teknologjisë së lartë kanë punuar për telefonat  vetë riparuese për njëfarë kohe, me aparatet LG G Flex dhe G Flex 2.

 

Këto pajisje u nisën në vitin 2013 dhe 2015, dhe kishin mbështetëse që mund të riparonin automatikisht gërvishtjet e vogla. Duke folur për TechnoBuffalo në vitin 2015, Samsung tha se atomet e hidrogjenit që përbëjnë materialin arrijnë të korrigjojnë dhe shpërndajnë në mënyrë të barabartë, shpesh duke riparuar gërvishtjet e vogla. Kjo është e kufizuar megjithatë dhe nuk rregullon shenja më të mëdha. Funksioni i ardhshëm i Samsung ka të ngjarë të ketë të njëjtin kufizim. Patenta është paraprake dhe nuk ka patur asnjë fjalë nga Samsung për sa i përket asaj nëse ose kur do të shndërrohet në një pajisje të vërtetë.

S'KA KOMENTE