Furgoni përplaset me trenin, 7 viktima dhe disa të lënduar!

Furgoni përplaset me trenin, 7 viktima dhe disa të lënduar!

969
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hungari ku një furgon u përplas me një tren duke shkaktuar kështu 7 të vdekur.

Mësohet se vagonët e trenit u shkëputën në momentin e përplasjes dhe dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi në një vendkalim në zonën Mincent, 140 km në juglindje të Budapestit, pranë kufirit hungarez-serb, shtoi policia.

“Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, kështu që ne nuk mund të përcaktojmë numrin e viktimave”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Kompania shtetërore hekurudhore tha se një tren që shkonte nga Kiskunfelegikhaza për në Hodmezovasarcheli u përplas me një kamion, duke nxjerrë nga shinat një vagon me 22 pasagjerë, dy prej të cilëve u plagosën rëndë dhe tetë u plagosën lehtë.

Sipas të njëjtit njoftim, kamioni ka shkelur semaforin e kuq.

S'KA KOMENTE