Furgoni përfshihet nga flakët në Levan-Tepelenë, bllokohet qarkullimi në segmentin rrugor

Furgoni përfshihet nga flakët në Levan-Tepelenë, bllokohet qarkullimi në segmentin rrugor

1636
SHPËRNDAJE

Një furgon sprint ngarkuar me goma digjet plotësisht. Ngjarja pak minuta më parë në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj. Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegja e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.

Ndërkohë shoferi i furgonit që ishte nisur nga Tiranas për në Sarandë, është Gjiton Mullai. Ky i fundit nuk raportohet të jetë lënduar, fatmirësisht duket se dëmet kanë qenë vetëm materiale.

S'KA KOMENTE