Fundoset në brigjet e Barit anija italiane, 5 të zhdukur

Fundoset në brigjet e Barit anija italiane, 5 të zhdukur

115
SHPËRNDAJE

Një tragjedi është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës në brigjet e Barit. 

Mediat italiane shkruajnë se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit, është fundosur një anije, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona. Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë. Dy nga 4 viktimat janë pikasur nga një rimarkiotor kroat, teksa dy të tjerët nga një avion. Ndërkohë personi i gjetur është komandanti i anijes, një 63-vjeçar sicilian. Ky i fundit ndodhet në spitalin Policlinico di Bari. Shkak i tragjedisë është bërë era e fortë dhe moti i keq dhe i paqëndrueshëm

Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur. 

Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.

S'KA KOMENTE