FSHF shkarkon trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci

FSHF shkarkon trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci

46
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se “ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, deklaroi FSHF-ja dhe bëri të ditur se “Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.”

Panucci u shkarkua pas humbjes së mbrëmshme të Ekipit Kombëtar me Turqinë. Kontrata e tij me Shqipërinë përfundon në fund të eliminatoreve. Panucci u emërua trajner i Ekipit Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë në korrik të vitit 2017. Në 14 ndeshje si trajner, ai fitoi 3, humbi 9 dhe barazoi 2 ndeshje.

S'KA KOMENTE