Policia e Fierit ka nisur procedimin ndaj shoferit të ambulancës për shkak se ka frenuar menjëherë e për pasiojë një paciente është rrëzuar dhe ka mbetur e dëmtuar.
Sipas burimeve nisi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.