Fredi Beleri në burg, mediat greke: Papandreu e ngriti çështjen te Borrell,...

Fredi Beleri në burg, mediat greke: Papandreu e ngriti çështjen te Borrell, kërkohet lirimi i menjëhershëm

157
SHPËRNDAJE

Eurodeputeti i PASOK-ut ngriti çështjen me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së. Kjo lëvizje cenon marrëdhëniet greko-shqiptare dhe proceset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nënvizoi Papandreu, shkruajnë mediat greke.

Nikos Papandreu, ka ngritur çështjen te Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, i cili është angazhuar se do ta hetojë çështjen dhe së shpejti do ketë informacione mbi veprimet që do të kryhen.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, zoti Papandreu e informoi Borelin gjatë mbledhjes së mbrëmshme të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Europian për kushtet e arrestimit dhe ndalimit të Belerit dhe i kërkoi Përfaqësuesit të Lartë të marrë veprimet e nevojshme për lirimin e shpejtë të kryetarit të Bashkisë Himarë.

Papandreu iu referua gjithashtu nevojës për të “mbrojtur të drejtat e pakicës kombëtare greke të Shqipërisë”.

S'KA KOMENTE