Francë/ Shembet një pallat katërkatësh në Marsejë

Francë/ Shembet një pallat katërkatësh në Marsejë

166
SHPËRNDAJE

Një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe u shemb pak pas mesnate (me orën lokale), në një lagje qendrore të Marsejës. “Në orën 00:40 një ndërtesë në rrugën Tivoli 17 u shemb, duke tërhequr zvarrë pjesë të ndërtesave fqinje,” u tha gazetarëve kryebashkiaku Benoit Payan, i cili vizitoi zonën. “Ka ende një fokus zjarri në rrënoja, gjë që na pengon të dërgojmë shpëtimtarë për të kërkuar për të bllokuarit,” shtoi ai.

“Duhet të jemi të përgatitur që të ketë viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” shtoi Payan. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

“Ne kemi rreth 100 burra në vendngjarje, padyshim që prioriteti është shuarja e zjarrit dhe zhvendosja e mbeturinave për të gjetur çdo person të bllokuar”, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e ndërtesave fqinje për arsye sigurie. “Njëmbëdhjetë persona janë evakuuar, dy janë plagosur rëndë dhe nëntë janë shpëtuar, përfshirë dy fëmijë”, tha kryebashkiaku i metropolit francez. Policia ka rrethuar rrugët përreth rrethit, i cili më parë ishte mbuluar nga një re pluhuri.

S'KA KOMENTE