Franca “digjet” për 1 Maj/ Mbi 100 policë të plagosur dhe 291...

Franca “digjet” për 1 Maj/ Mbi 100 policë të plagosur dhe 291 protestues të arrestuar

156
SHPËRNDAJE

Të paktën 108 oficerë policie u plagosën në Francë gjatë demonstratave të 1 Majit. Prej tyre, rreth 20 u plagosën në Paris. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, duke shtuar se në të gjithë vendin janë arrestuar 291 persona, mes të cilëve 90 në kryeqytetin francez.

Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Kryeministrja Élisabeth Borne shkroi në Tëitter se dhuna ishte “e papranueshme”, ndërsa vlerësoi gjithashtu “mobilizimin dhe angazhimin e përgjegjshëm” të demonstruesve në shumë qytete.

Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782,000, duke përfshirë 112,000 në Paris, por sindikatat thonë se shifra është trefishi i këtij numri. Kjo është dita e fundit e aksionit masiv kundër ndryshimeve që rrisin moshën e pensionit nga 62 në 64. Sindikatat kërkojnë tërheqjen e tyre.

S'KA KOMENTE