Nju Jork ndertohet kulla qe mbahet e varur nga nje asteroid

Nju Jork ndertohet kulla qe mbahet e varur nga nje asteroid

32
SHPËRNDAJE
Një firmë me bazë në Nju Jork e quajtur Clouds AO ka zbuluar dizajnin e saj për ndërtimin e Kullës Analemma, që do të themelohet në një objekt me bazë në hapësirë, si një asteroid. 

E konsideruar si ndërtesa më e lartë në botë e ndërtuar ndonjëherë, ‘Analemma Tower’ do të mbahet pezull nga një asteroid 31,068 milje (50,000 km) mbi tokë dhe e vetmja mënyrë për t’u larguar është me parashutë.

Dizajni do të përdorë një sistem të quajtur ‘Universal Orbital Support System (UOSS)’. Kulla mund të ndërtohet në Dubai, i cili ka treguar se është specialist në ndërtimin e strukturave shumë të larta dhe me kosto më të ulët se në Nju Jork. Kulla do të jetë e ndarë në seksione, secila me një funksion të caktuar që banorët të ndihen më shumë si në shtëpi.

Biznesi do të vendoset në katet e poshtme të kullës, kurse më lart do të jetë vendet e fjetjes, restoranti, ambjente argëtimi, kopësht dhe një vend adhurimi. Arkitektët kanë në plan të vendosin në nivelet e sipërme të ndërtesës panele diellorë për të gjeneruar energji nga dielli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.