Forca të shumta të ushtrisë serbe zbarkojnë pranë kufirit me Kosovën

Forca të shumta të ushtrisë serbe zbarkojnë pranë kufirit me Kosovën

97
SHPËRNDAJE

Serbia ka “zbarkuar” forcat ushtarake pranë kufirit me Kosovën. Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim.

Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar. Me këtë veprim Serbia po pretendon se tashmë i kanë dërguar një mesazh të qartë palës kosovare.

Gjatë një deklarate ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic, tha se ushtria serbe nuk është aty për të provokuar, por janë të gatshëm që të mbrojnë njerëzit nëse ata ndodhen në rrezik.

 “Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme të mbrojë njerëzit nëse ndodh diçka që rrezikon jetët e tyre. Është e rëndësishme për mua të shoh që këta ushtarë janë të përgatitur dhe gati. Pajisjet që kemi blerë janë në duart e duhura dhe shumë profesionale”, tha Nebojsha Stefanovic, ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Kjo erdhi pas raportimit se situata është tensionuar. “Kemi një situatë ku në Bërnjak janë dhunuar tre serbë nga njësitë speciale të ROSU-së”, tha Goran Rakiç, ministër i Kosovës për Komunitete.

Pavarësisht se policia e Kosovës mohoi diçka të tillë, reagimet nga Beogradi kanë qenë të shpejta. Madje paralajmërohet se ushtria po pret një urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.

“Dhunimi i serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiç kishte të drejtë kur tha se kjo do të ndodhte. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Serbia ka dërguar dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

S'KA KOMENTE