Forca te shumta policore ne Uzinen e Ballshit, naftetaret perseri ne proteste

Forca te shumta policore ne Uzinen e Ballshit, naftetaret perseri ne proteste

481
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të naftëtarëve të cilët u lanë të lirë ditën e sotme, por do të procedohen penalisht 9 prej tyre, policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë rrethuar të gjithë zonën e uzinës së naftës në Ballsh. 

Ndërsa naftëtarët janë grumbulluar sërish para uzinës, vetëm 200 metra larg rafinerisë. Policia ka marrë masa për të mos lejuar që naftëtarët të afrohen në ambientet e marra nën rrethim.

Ndërkohë naftëtarët të cilët janë mbledhur para rafinerisë diskutojnë për pagat të cilët ende nuk i kanë marrë edhe pse kanë një vendim gjyqësor që e përcakton këtë. Ata kërkojnë që nëse rafineria do të shitet për skrap, atëherë pagesat të kalojnë drejt naftëtarëve si shpërblim për pagat që nuk i kanë marrë prej vitesh.

S'KA KOMENTE