Fluks i madh udhëtarësh që hyjnë në Shqipëri nga porti Durres

Fluks i madh udhëtarësh që hyjnë në Shqipëri nga porti Durres

88
SHPËRNDAJE

Në Portin e Durrësit, fillimi i muajit gusht ka sjell një fluks në rritje të udhëtarëve që hyjnë drejt Shqipërisë, njofton ATSH.

Për përballimin e kërkesës në rritje për udhëtime, kompanitë lundruese që operojnë në Portin e Durrësit po kryejnë lundrime vajtje-ardhje të trageteve, nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.

Autoritetet Portuale në Durrës, publikuan pamje nga Terminali i Trageteve, kur 3 tragete ankorohen  njëkohësisht.

“Fluks dhe angazhim maksimal nga çdo strukturë në shërbim. Faleminderit që zgjidhni transportin detar për të hyrë në Shqipëri”, bën të ditur Autoriteti Portual Durrës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8, 396 të huaj, si dhe 5343 automjete.

Ndërkohë që Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. 

S'KA KOMENTE