Fleta e votimit me numra, reagon PD :Ky truk nuk ka për...

Fleta e votimit me numra, reagon PD :Ky truk nuk ka për ta ndalur ndryshimin

73
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor mori vendimin që fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të ejtë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, e ka quajtur një truk të kryeministrit Rama fshehjen e emrave të kandidatëve, pasi sipas tij, kryeministri ka turp nga personat që ka kandiduar.

“Sa i përket vendimit për numra jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin.

Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon t’i fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit s’do kenë mundësi t’i shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca s’ka për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa Edi Ramën”, tha ai.

S'KA KOMENTE