Flet xhaxhai i 28-vjeçares që u vra me thika ne Fier.Irvana ishte...

Flet xhaxhai i 28-vjeçares që u vra me thika ne Fier.Irvana ishte në muajin e dytë të shtatzënisë

12416
SHPËRNDAJE

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Hyka në Fier, e cila u qëllua 31 herë me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës në sy të fëmijëve të mitur. Burime bëjnë me dije se e reja ka qenë në javën e 6-të të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së saj të tretë, ndërkohë qe ka folur dhe xhaxhai i viktimës.

Ai është shprehur se vajza ka qenë tip i mbyllur, dhe nuk i ka rrëfyer familjes probleme që mund të ketë pasur me bashkëshortin e saj.

Babai i vajzës dhe të afërm të tjerë shprehen jashtë kamerave se me dhëndrin nuk kanë pasur probleme, dhe fillimisht iu është thënë se vajza kishte ndërruar jetë në mënyrë aksidentale.

“Di që nuk kanë pasur probleme në familje, lajmin e kemi marrë në mënyrë private, është herët që të flasim se çfarë do të ndodhë me fëmijët e mitur”, shprehet xhaxhai i viktimës.

S'KA KOMENTE