Flet nëna e Skënder Krasniqit i arrestuar per vrasjen ne FIER te...

Flet nëna e Skënder Krasniqit i arrestuar per vrasjen ne FIER te biznesmenit: Djali im është i pafajshëm, e mbajnë në burg pa prova

1941
SHPËRNDAJE

Skënder Krasniqi, i cili akuzohet për vrasjen e 82-vjeçarit Novruz Likometaj në vitin 2015 në Fier është arrestuar sërish.

Mamaja e 44-vjeçarit, Roza Krasniqi ka folur për mediat, ku deklaroi se djali i saj është i pafajshëm dhe po e mbajnë kot në burg.

Sipas saj, ata nuk kanë asnjë informacion se për çfarë provash është arrestuar sërish 44-vjeçari.

“Nuk kam asnjë informacion se përse djali është arrestuar këtë herë dhe kush janë provat që e akuzojnë sërish. Djali im është i pafajshëm dhe po e mbajnë në burg”,- tha ajo.

Kujtojmë se Skënder Krasniqi është arrestuar në momentin e vrasjes së 82-vjeçarit, por është lënë i lirë pas 8 muajsh për mungesë provash.

S'KA KOMENTE