Flet motra e të mbijetuarës nga aksidenti tragjik:“Kishte parandjenjë të keqe që...

Flet motra e të mbijetuarës nga aksidenti tragjik:“Kishte parandjenjë të keqe që dje”

1048
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe një tjetër mbeti e plagosur.

E vetmja e mbijetuar nga furgoni që ra në humnerë është një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ka pësuar disa fraktura.

Në një prononcim për mediet motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet së bashku.  

Ajo rrëfen se motra e mbijetuar I ka thënë dje se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh. Motra po vinte te unë, se isha me pushime në Sarandë dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje”, rrëfen motra e të mbijetuarës.

Vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

S'KA KOMENTE