Flet e motra e 26-vjeçarit qe u gjet i vrare në rezervuar

Flet e motra e 26-vjeçarit qe u gjet i vrare në rezervuar

375
SHPËRNDAJE

Motra e 26 vjeçarit Martin Çeço, i cili u gjet i vrarë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë. Ajo ka treguar se prej disa ditësh, ai ndihej i kërcënuar nga personat që e vranë dhe më pas e hodhën në rezervuar.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mrzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcënonin”, Katerina Ago.

Ajo thotë se familja ishte në dijeni për lidhjen që Martini kishte me vajzën, por nuk e njihnin, duke shtuar  se i vëllai i kishte treguar të atit për kërcenimet, por jo emrat e personave.

“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë” tregoi ajo.

Një prej fqinjëve tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte. 

“Jetonin me djerse dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu. Jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, thotë gruaja.

S'KA KOMENTE