Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër DASH: Nderi duhet...

Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër DASH: Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët.

409
SHPËRNDAJE

Në një intervistë ekskluzive siguruar nga gazetari Genc Burimi për ‘BalkanWeb’, 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish kryeministri Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër DASH, e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie.

Në intervistën për ‘BalkanWeb’, Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga vetë Sali Berisha i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata në SHBA, si edhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Pyetjes nëse përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim, avokat Le Borgne thotë se në padinë për shpifje, e ngritur në këtë rast nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. “Ai mund të gjykohet në mungesë”- thotë Le Borgne.

“Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshpërblimit financiar që në rastin e shpifjes në Francë janë dënime relativisht të moderuara.”- shton avokati francez, ndërsa thekson se aksioni juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë.

Intervista e Plotë:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në ëebsitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.
Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i pergjigjem kesaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin ne keto vende nese ato e lejojne nje lidhje te tille territorialiteti nepermjet internetit. Per rastin ne France jam i sigurt dhe e marr e persiper. Nese shpifesh ne France , drejtesia ta merr ne konsiderate padine , dhe publikimi i nje shpifje ne internet eshte si publikim ne territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?
Jo tamam. Kemi nje mik te perbashket. Eshte ai qe me kontaktoi dhe me shtjelloi rastin se ish -presidenti dhe ish-kryeministri i Shqiperise eshte shpallur persona non grata nga Departamenti amerikan I shtetit , fare pa baza sipas tij, dhe me kerkoi se cfare keshille mund te jepja une si avokat. Dhe aty i propozova qe une mund ta merrja persiper mbrojtjen e interesave te zotit Berisha mbi bazen e argumentimit juridik qe jua detajova me pare. Publikimet ne internet mbulojne edhe territorin francez, ndaj eshte juridikisht e mundshme te konsiderohet se publikimi ne fjale ka ndodhur ne territorin francez dhe si i tille te gjykohet nga nje gjykate korreksionale franceze kur paditesi argumenton se publikimi qe ai padit permban elemente shpifes

A jeni optimist per suksesin e procedures qe po ndermerrni?
Do te kemi nje sukses te pare, kur padia te merret juridikisht ne konsiderate ne kuptimin qe drejtesia franceze te caktoje nje gjykates hetuesiI cili do ta shqyrtoje dosjen dhe me pas t’ja paraqese nje trupi gjykues per gjykim ne nivelin e gjykates korreksionale.

Po imuniteti i Antony Blinken a nuk do te perbente nje pengese serioze per çuarjen ne gjykim te padise ?
Ne parim po. Veçse padia per shpifje nuk nevojit qe i pandehuri te jete i pranishem. Ai mund te gjykohet ne mungese. Sido qe te jete, kemi te bejme ne nje afere me vlere me shume te karakterit simbolik. Denim nese do te kete, eshte vetem i llojit te demshperblimit financiar qe ne rastin e shpifjeje ne France jane denime relativisht te moderuara. Por simbolika me e madhe rezulton tek imazhi i nje perplasjeje qe ne frengjisht e cilesojme ne menyre fiugurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur perballe ke me te fortet. Ky eshte sensi i drejtesise.

Se fundi a keni hasur ne nje jurisprudence ne France te ngjashme me rastin e zotit Berisha ?
Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht eshte e pjese e punes sime te hulumtoj ne anale per dosje te ngjashme. Por pertej egzistences se rasteve analoge, aksioni im juridik do te mbeshtetet mbi parimet e drejtesise qe operojne ne France, shpifja ne internet edhe nese eshte kryer ne nje vend tjeter, asimilohet me nje shpifje ne France duke qene se interneti e ka perhapur ate dhe ne France.Burimi: / BALKANWEB/

S'KA KOMENTE