Flasin fqinjët e familjes ne Patos që u plagos nga bombola e...

Flasin fqinjët e familjes ne Patos që u plagos nga bombola e gazit

2553
SHPËRNDAJE

Tre anëtarë të një familjeje në Fier u plagosen si pasojë shpërthimit të bombolës së gatimit mëngjesin e kësaj të hëne. Të plagosur mbetën Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Fqinjët e tyre thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më shpejtësi kanë vrapuar tek banesa e tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Ata thonë se policia dhe ambulanca kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas tyre, vajza e çiftit ka marrë plagë të shumta.

“Unë e kam shtëpinë pak më larg. Dëgjova zhurmën e madhe…shpërthimin. Dëgjova zhurmë që po qanin. E kam kunat. U mblodhën njerëzit. Çfarë të shikonim: gjak nga fytyra dhe gjak nga duart. Vajza është djegur më shumë. Bombola ka qenë nga jashtë shtëpisë. Erdhi Policia dhe ambulanca menjëherë se i lajmëruam.”, thanë fqinjët.

S'KA KOMENTE